Me një pjesëmarrje prej rreth 21%, Kroacia është vendi me pjesëmarrjen më të ulët në zgjedhjet europiane. Vetëm 21.34% e votuesve, më pak se një në katër votues dhe më pak se në vitin 2014 dhe 2019, votuan dje.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, 28.9% qytetarëve të Lituanisë votuan, e ndjekur nga Bullgaria me 31.8%. Në anën tjetër të renditjes, Belgjika vjen e para me 89.2%, e ndjekur nga Luksemburgu (82.3%) dhe Malta (72.8%).
Në BE, votimi është i detyrueshëm në Belgjikë, Luksemburg, Greqi dhe Bullgari. Kroacia me 3.8 milionë banorë dërgon 12 anëtarë në Parlamentin Europian.
Në Kroaci nuk ka pasur asnjëherë pjesëmarrje masive në zgjedhjet europiane: në vitin 2014, një vit pas hyrjes së saj në Bashkimin Europian, votuan 25.24% e kroatëve dhe në 2019 29.85%.
Kroatët mbajtën së fundmi zgjedhjet parlamentare dhe do të shkojnë sërish në kutitë e votimit përpara fundit të vitit për të zgjedhur presidentin e tyre.
/abcnews.al