Shqipëria renditet në vendin e 102-të në botë dhe ndër të fundit në rajon sa i përket të ardhurave për frymë. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar të ardhurat e pritshme për frymë të shqiptarëve për këtë vit janë 5.37 dollarë.
Shqiptarët vijojnë të jenë ndër më të varfërit e Europës. Të dhënat janë konfirmuar nga raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar që na rendit në vend të 102 nga 192 shtete për të ardhurat për frymë.
Pasqyra ekonomike globale, tetor 2019, tregon se të ardhurat e pritshme për frymë të shqiptarëve për këtë vit janë 5.37 dollarë.
Nivel i ngjashëm ky me Irakun, Libanin, Libinë etj.
Sa i përket të ardhurave më të ulëta ndër shtetet europiane na e kalon Kosova me 4.44 dollarë për frymë dhe Moldavia me 128 dollarë për frymë.
Më të pasurit në rajon janë fqinjët e Malit të Zi. Të ardhurat e tyre për frymë janë 62% më të larta se të shqitparëve, 8.703 dollarë.
Pas tyre renditen serbët me 7.39 dollarë për frymë dhe Maqedonia e Veriut me 6.096 dollarë për frymë.
Të njëjtin pozicion ka mbajtur Shqipëria sipas të dhënave të FMN, vendin e 102, edhe afro një dekadë më parë.
Tregues që rritja ekonomike në vendin tonë nuk ka arritur të jetë më e lartë se fqinjët apo nuk ka prodhuar mirëqënie për qytetarët.
Të ardhurat mesatare për frymë në vendet e Bashkimit Europian në vit sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar janë 35.8 mijë dollarë, gati 7 herë më të larta se në Shqipëri. /abcnews.al