Zgjedhjet europiane/ Polonia: “Fitorja jonë, shpresë për Europën”

schedule09:46 - 10 Qershor, 2024

schedule 09:46 - 10 Qershor, 2024

Partia centriste pro-BE e kryeministrit polak Donald Tusk është fitues i zgjedhjeve evropiane me 37.1% të votave, sipas rezultateve zyrtare të komisionit zgjedhor. Partia kryesore e opozitës, partia populiste nacionaliste Ligj dhe Drejtësi, e cila ishte në pushtet për tetë vjet deri në zgjedhjet e tetorit të kaluar, fitoi 36.2%.

Dy aleatët e Donald Tusk në qeverinë polake, sigurouan përkatësisht 6.9% dhe 6.3% të votave. Pjesëmarrja në votim ishte 40.7%. Kryeministri polak vlerësoi se vendi i tij ofron një “rreze shprese” për Europën, në ndryshim nga trishtimi në Francë.

Vlerësimet e hershme të rezultateve konfirmuan një rritje të qartë të partive nacionaliste dhe radikale në Bashkimin Europian dhe një pengesë të hidhur për liderët e dy fuqive kryesore të Bashkimit Europian, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron, të cilët njoftuan shpërbërjen e Asambleja Kombëtare Franceze.

“Ata që janë në pushtet në Gjermani nuk kanë arsye të jenë të lumtur. Ata që janë në pushtet në Francë kanë arsye të jenë tmerrësisht të trishtuar”, tha Donald Tusk, ish-president i Këshillit Europian, pas shpalljes së rezultateve të exit poll-it në Poloni.

Nga ana tjetër, “Polonia dëshmoi se demokracia, ndershmëria dhe Evropa triumfuan”, shtoi ai.

“Sot treguam se jemi një fener shprese për Europën. Sot, dhe nuk është më një slogan apo ngushëllim për shpirtrat e plagosur polakë, është e qartë për të gjithë Evropën: ne jemi lideri i Bashkimit Evropian”, komentoi Tusk.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!