LAÇ- Një 43-vjeçar ka humbur jetën në aksin rrugor Laç- Fushë Mamurras. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrolli dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.
Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
“Rreth orës 02:00, në aksin rrugor Laç- Fushë Mamurras, automjeti me drejtues shtetasin 43 vjeç, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, shtetasi 43 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, thuhet n՞ njoftimin e policisë.