Kjo fundjavë është shoqëruar me një trafik të rënduar në zonat bregdetare. Përkatësisht nga Shëngjini drejt superstradës, si edhe në segmentin Lezhë-Milot.
Fluksi i lartë i automjeteve nga plazhi ka bërë që trafiku të rëndohet ndjeshëm duke filluar nga Rana e Hedhur e deri në kryqëzimin e Milotit.
Ndërkohë Policia Rrugore është vendosur në pika të ndryshme me qëllim që të lejojë lëvizjen e mjeteve.
/abcnews.al/