Kanë dalë nga ambientet e gjykatës së shkallës së parë të Vlorës dy të arrestuarit e Dhërmiut që ndihmuan për te fshehur ngjarjen. Në dalje të furgonit të policisë familjarë të Daniel Qose, David Larti të ardhur nga Korça, kanë pritur mes lotësh dhe nga jashtë djemtë që ndodheshin në makinën e policisë për ti çuar në paraburgim.
“Mos u mërzit! Të keqen nëna”, kanë qenë fjalët e familjarëve të dy të arrestuarve, mes lotësh jashtë gjykatës së Vlorës.
Ndërkohë avokatja e një prej të arrestuarve Besa Begaj shprehet se sot ishte seanca për njohje të masës së sigurisë, arrest në burg dhe gjykata pranojë kërkesën e prokurorisë, çështjet e tjera i përkasin hetimeve të mëtejshme.
/abcnews.al