Akuza për sulm seksual, arrestohet miliarderi kanadez

schedule15:17 - 8 Qershor, 2024

schedule 15:17 - 8 Qershor, 2024

Miliarderi kanadez Frank Stronach u arrestua nën akuzat për pesë krime, përfshirë përdhunimin dhe sulmin seksual, tha policia kanadeze.

Stronach u akuzua nga disa persona për këto krime. Me vendim të gjykatës, ai u lirua nga paraburgimi me kusht detyrimin me paraqitje para gjykatës.

Për shkak se ky është një rast i profilit të lartë dhe për shkak se policia ka detyrimin për të mbrojtur viktimat, nuk janë dhënë detaje të tjera, sipas një njoftimi të policisë.

/abcnews.al