Burri që sulmoi në rrugë kryeministren daneze, Mette Frederiksen, në qendër të Kopenhagës do të paraqitet sot në një seancë paraburgimi, thanë autoritetet.
Burri pritet të mbërrijë në orën 11:00 me orën lokale në Gjykatën e Qarkut të Kopenhagës në Frederiksberg
Zyra e kryeministries i tha transmetuesit shtetëror danez Dr se Frederiksen ishte “tronditur” nga ajo që ndodhi. Dy dëshmitarë okularë i thanë gazetës BT se panë një burrë që po ecte drejt Frederiksen dhe më pas e shtyu me forcë dhe e rrëzoi.
Në momentin kur ka ndodhur sulmi ajo sapo kishte përfunduar takimin në një nismë politike me Christel Schaldemose./abcnews.al