TIRANË- Hekurudha Durrës-Rrogozhinë ka marrë miratimet e mundshme për lëvrimin e kredive dhe është në hapat e parë për t’u bërë pjesë e diskutimeve në Komisionet Parlamentare.
Këtë e konfirmoi drejtuesi i Hekurudhave, Ergys Verdho, në studion e “Sheshi i Dollarit” në ABC News. Ai theksoi se ky projekt infrastrukturor, bashkë me disa të tjerë, kanë gjasë të përfundojnë brenda vitit 2029.
“Procesi i Durrës-Rrogozhinë ka marrë miratimet e mundshme për kredinë dhe është në hapat e para për t’u futur në komisionet parlamentare, në gjysmën e dytë të 2025 mund të jetë hyrja në tenderim për realizmin e kësaj vepre”, tha ai.
I pyetur për projektin hekurudhor Rrogozhinë-Vlorë, Verdho theksoi se do të aplikojnë për fonde nga Bashkimi Evropian, pasi kjo nyjë është pjesë e “Korridorit 8”.
“Në do aplikojmë edhe për projektin Rrogozhinë-Vlorë, e cila është pjesë e korridorit 8”, tha ai./ abcnews.al