Drejtori i Hekurudhave Ergys Verdho në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC News, foli për projektet hekurudhore, duke u ndalur edhe tek projekti hekurudhor Tiranë-Durrës.
Gjatë kësaj interviste, shpjegoi se janë bërë studime me BERZH për trafikun dhe operimin e trenave, ndërsa shtoi se me këto projekte hekurudhore do të rritet konkurrenca e transportit publik.
“Them që do të arrijmë një studim që do të përcaktojë numrin e trenave, oraret e lëvizjes, Absolutisht që do të bëhet propaganda për një transport të sigurt dhe të saktë. Me rëndësi është që në stacionet hekurudhore të përcaktohen mirë edhe oraret e autobusëve, për të pasur mundësi lëvizjeje. Them që numri i qytetarëve që do të përdorin këtë transport publik do të ketë rritje nga viti në vit.
U desh një bashkim me BE për të bërë të gjithë këto projektet që do të rivitalizojë rrjetin hekurudhor. Kosta do të jetë me lira sepse të gjithë transportet publik rregullohen nga mekanizma shtetërorë. Operuesi që do të punojë do të punojë me një biletë të ulët. Hekurudha shqiptare do të ndahet në dy administrata ajo e infrastrukturës dhe ajo e operimit.
Ne po bëjmë studime për trafikun për mënyrën se si do të procedojnë trenat dhe gjithë strategjia bëhet në kushtet e një projekti studimi europian. Fillimisht do të shohim të vendosim në punë Tiranë –Durrës”, tha ai.
/abcnews.al/