Dje u zhvillua ndeshja e parë mes femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë në stadiumin e ri, “Air Albania Stadium”. Provat kaluan me sukses dhe Arben Dervishi, anëtar i Komitet Ekzekutiv në FSHF, ka treguar në “ABC-ja e mëngjesit” shqetësimin e madh të UEFA-s, teksa ka një problem në lidhje me tapetin.
“Vëzhguesit e UEFA-s kanë pasur shqetësim të madh. Vëzhgimi i elementëve të sigurisë dhe të mediave ishte domethënës për ta. Kanë dërguar vërejtjet e tyre me shkrim, po i shikojmë dhe janë gjëra të realizueshme. Deri të mërkurën do t’i realizojmë. Mediat i s’postuam nga niveli L3 në L1 për t’i dhuruar kushte më optimale. Ka media që punojnë brenda, media me desk dhe media pa desk. Të parët janë në katin L1, ndërsa në katin e dytë kemi vendosur vendet e punës së mediave dhe mediat pa desk.
Ka ndryshuar vetëm pozicioni i kamerave dhe i medieve me desk. E kemi detyrim që në ambient të hapur të rregullojmë 60 gazetarë me desk. Të mërkurën janë të përfunduara të gjitha. Tapeti është ok. Kemi një problem në zonën jugore, për shkak që nuk merr rreze dielli. Do e bëjmë përmes llambave mungesën e diellzimit. Për këto 6 ditë do i bëhet terapi intensive që të jetë në kushtet minimale. Pavarësisht shiut, fusha duhet të jetë në gjendje të mirë. Normalisht ka ndikuar në qëndrueshmërinë e fushës, por nuk do të ketë problem“, theksoi Arben Dervishaj.
Zyrtari i FSHF-së u ndal edhe te të ftuarit që do të jenë për ndeshjen me Francën. Dervishaj komenton situatën e biletave dhe firmosjen e kontratës me Air Albania, në lidhje me emrin e ri të stadiumit kombëtar.
“Do jetë presidenti i UEFA-s dhe shumë presidentë të Federatave të tjera. Nuk e di nëse do të jetë Macron. Nuk më takon mua. Nuk na intereson pjesa që ka kompania ndërtuese. Të dielën do ketë mbaruar sheshi. Ne na intereson vetëm stadiumi. Do hiqen skelat, veç atyre që do rrethojnë zonën. Do hapet restoranti, muzeumi dhe baret. Sot instalohen stendat dhe ekranet. Do jetë muzeumi i kombëtares. Të dielën gjithçka do të jetë gati.
Edhe po të ishte 100 mijë vendesh stadiumi, nuk do mjaftonte. Edhe për ne është e vështirë për biletat. Edhe kompania ndërtuese do bileta për të pasur sa më shumë punëtorë të tyre në stadium. UEFA e ka nxjerrë në sajt tani stadiumin ku do luhet (në fakt diçka e tillë nuk ka ndodhur). Sot firmoset kontrata me Air Albania. Duhen para për mirëmbajtjen, ndaj nuk mund ta mbajmë ‘Arena Kombëtare’. Të mërkurën do jenë gati 99.9% të gjërave, pasi të shtunën aty do stërvitet Franca dhe do vijnë edhe gazetarët”, përfundon Arben Dervishaj. /abcnews.al