Sylvinho zgjedh sërish Brojën, publikohen formacionet e miqësores Shqipëri-Azerbajxhan

schedule17:56 - 7 Qershor, 2024

schedule 17:56 - 7 Qershor, 2024

Pasditen e kësaj të premte, më konkretisht, në orën 19:00, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të mbyllin zyrtarisht fazën minipërgatitore, të Kampionatit Evropian të futbollit, “Gjermani 2024”, teksa në “Haladas Sportkomplexum”, të Hungarisë do të përballet me Kombëtaren e Azerbajxhanit.

Sa i përket formacioneve, tekniku Sylvinho ka përdorur rreshtimin e zakonshëm, 4-3-3, ku në portë është vendosur Thomas Strakosha. Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Mario Mitaj dhe Elseidy Hysaj, i cili është rikthyer pas mungesës në sfidën e parë, ndërsa në qendër pozicionohet Ajeti, së bashku me kapitenin Berat Gjimshiti.

Në mesfushë vendoset sërsish “katalizatori”, Ylber Ramadani, i cili do të suportohet nga dy “regjisorët”, Kristjan Asllani e Nedim Bajrami. Ndërkaq, “tridenti” i sulmit është i zjarrtë, teksa nga krahët vijnë Jasir Asani e Taulant Seferi, ndërsa në majën e repartit ofensiv është vendosur “bomberi”, Armando Broja, me këtë të fundit që duket të ketë fituar “përballjen”, me Rey Manajn për  një vend në formacionin titullar. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: