Një segment i rrugës Elbasan-Qafe Thanë është hapur për qarkullimin e automjeteve..Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend.
Kjo rrugë do të lidhë Durrës – Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.
Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50.12 km .
Kjo rruge do të shkurtojë ndjeshëm distancën për t’u lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2027./abcnews.al