Historiani vret të dashurën dhe tenton të hedhë pjesët e trupit në lumë

schedule08:21 - 11 Nëntor, 2019

schedule 08:21 - 11 Nëntor, 2019

Vret të dashurën dhe tenton të hedhë pjesët e trupit në lumë. Një historian i njohur rus vret të dashurën dhe tenton të hedhë pjesët e trupit në lumë. Ka qenë vet profesori i cili ka rrëfyer ngjarjen e rëndë, pasi u gjet në lumë me një çante shpine në të cilën ndodhej krahu i gruas.

Oleg Sokolov është një ekspert i Napoleon Bonapart që ka marrë Légion d’Honneur të Francës.

Solokov në momentin që ka tentuar të hedhë në lumë pjesët e trupit të gruas ka qenë i dehur.

24-vjeçares i është gjetur koka në shtëpinë e tij. Avokati i Sokolov, Aleksandër Pochuyev ka treguar për AFP se ai e ka pranuar fajin duke theksuar se do të bashkëpunonte me policinë. Pochuyev tha se Sokolov, i cili po merrte trajtim spitalor për hipotermi, mund të ketë qenë nën stres./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!