TIRANË- Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka dhënë alarmin se nëse Ukraina bie përballë Rusisë, atëherë Polonia rrezikon të hyjë në luftë. Ky paralajmërim ka rritur vigjilencën e të gjithë aktorëve europian dhe më gjerë.
Ish-oficeri Dritan Goxhaj, i ftuar në 360 gradë në ABC News, u shpreh se disa vende evropiane do të çojnë ushtarë të tyre në Ukrainë, por fati i kësaj përpjekjeje nuk do ketë asnjë surprizë.
Përmes kësaj skeme shtoi Goxhaj do të arrihet një paqe, në tryezën e së cilës do ketë si shkëmbim disa territore të Ukrainës, të cilat mund t’i kalojnë Rusisë.
“Do kemi vende të tjera evropiane, që do fusin ushtarë në Ukrainë dhe do kemi një përplasje konvencionale, të cilat do të pësojnë të njëjtin fat si forcat e Ukrainase, pavarësisht se kujt vendi I përkasin. Po nuk pate mbulim të artilerisë dhe mbulim ajror, e ke të pamundur. Në momentin e përshkallëzimin e madh, do kemi një paqe, e cila ka nisur të gatuhet. Të sakrifikojmë Ukrainën , që të shpëtojmë Evropën”. tha ai. / abcnews.al