Rusia kërcënon Francën/ Kremlini i gatshëm të sulmojë trajnuesit ushtarakë francezë në Ukrainë

schedule15:37 - 5 Qershor, 2024

schedule 15:37 - 5 Qershor, 2024

Rusia iu përgjigj me kërcënim raporteve se Franca së shpejti mund të dërgojë trajnerë për të ndihmuar ushtrinë ukrainase. “Asnjë instruktor i përfshirë në trajnimin e ushtrisë ukrainase nuk ka imunitet”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton AFP.

“Nuk ka rëndësi nëse janë francezë apo jo”, shtoi Peskov.  Javën e kaluar, komandanti i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, tha se trajnerët francezë do të vinin në Ukrainë “së shpejti”, një deklaratë e cila u mohua në atë kohë si në Paris ashtu edhe në Kiev.

Presidenti francez Emmanuel Macron – i cili do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy këtë javë gjatë 80-vjetorit shënimit të zbarkimit të Ditës D në Francë – mund të shpallë së shpejti një koalicion të vogël vendesh të gatshme të dërgojnë trajnerë në terren në Ukrainë, raportoi Le Monde.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!