Samiti i Ohrit, Rama, Vuçiç dhe Zaev japin versionet e tyre për atë që pritet të ndodhë

schedule15:26 - 10 Nëntor, 2019

schedule 15:26 - 10 Nëntor, 2019

Në ditën e parë të samitit të Ohrit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti serb Vuçiç, dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev shpalosën këndvështrimet e tyre për atë që ndodhi dhe pritet të ndodhë. Vuçiç dhe Rama u përqendruan më shumë në kundërshtimin e akuzave që iu janë bërë këto ditë për sa i përket pjesëmarrjes në samit.

Takimi tri palësh mes liderëve nga Ballkani Perëndimor që u mbajt në Ohër, përfundoi ditën e parë me një konferencë të përbashkët për shtyp. Në takim morën pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe u organizua nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Konferenca e përbashkët për shtyp u hap nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev.

“Sot do të flasim për një ëndërr, Ballkanin e shekullit 21. Do të përmirësojmë kushtet e jetës, do të ndihmojmë të rinjtë të qëndrojnë në vendin e tyre, dhe me këtë marrëveshje do të gjejmë një rrigë për të tërhequr investitorët e huaj. Ne e kemi nisur këtë iniciativë, këtë plan. Ky ballkan do të jetë ndryshe, një vend më i mirë.”

Zaev u bëri apel dhe vendeve të tjera të Ballkanit që t’I bashkohen nismës. Sipas tij tashmë kifijtë do të kalohen vetëm me kartë identiteti, dhe kamionët me mallra nuk do të duhet tëp resin më me orë të tëra

Pas Zaev presidenti I Serbisë Vuçiç iu drejtua audiencës:

“Kjo është një iniciativë shumë e rëndësishme për Serbinë. Jam krenar që në një kohë të shkurtër ne kemi qenë në gjendje të biem dakord për dicka që nënkupton shumë për qytetarët tanë. Do të kursehen rreth 129 milion euro në momentin që kjo marrëveshje do të hyjë në zbatim për të mos përmendur se sa e lehtë do të jetë për prodhuesit e domateve në veri apo në jug të Shqipërisë për të dërguar produktetet e tyre në Serbi. Brenda dy vitesh do të shihet rritja e investimeve në të tre vendet.

Ai shtoi se e dinte që marrëveshja e arritur në Ohër nuk do të mirëpritej në Serbi, por nuk i interesonte kjo gjë.

“Shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë sot, e shoh që dhe Rama është në presion. Gjatë fushatës elektorale jam sulmuar nga rivalët politikë se po ndërtoja një autostradë për Shqipërinë e Madhe, por ata morën 11 herë më pak vota se mua. Jam krenar për këtë marrëveshje me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mund të jetë një dështim për ne në politikë por do të jetë e ardhmja. Nuk flitet për një Jugosllavi të re, por për një jetë më të mirë për qytetarët tanë”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se nuk ka asnjë ide për ndarjen e Ballkanit perëndimor, por për të përfshirë vendet e Ballkanit.

Rama vuri theksin në faktin se Kosova u vetëpërjashtua nga kjo iniciativë pasi pjesëmarrja e saj nuk ishte vënë në diskutim.

Ai shtoi se takimi i radhës do të jetë në Durrës në 21 dhjetor ku do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Bashkimit Europian për politika të jashtme Xhozef Borel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!