“E konsideroj të veçantë se kufrii mes Kosovës të zhduket dhe kjo ka dakordësinë edhe të palëve të tjera”.kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Ohër. Sipas tij barrikadat dhe pengesat nuk sjellin gjë tjetër veçse humbje në miliona euro.
“Të lëvizin kur të duan se pengesat përkthehen në kosto muilina euro që ne humbim nga ky lloj barrikadimi që u ka dalë koha dhe funksioni. Kush flet për Shqipëri të madhe, kur unë flas për heqje kufiri mes Shqipërisë e Kosovës tani duhet të heshtë unë nuk jam një mini serb dhe as shqiptar i madh”.
Sipas Ramës kjo i shërben përfitimeve ekonomike të vendeve të rajonit që mallrat të mos kalben në kufi.
“Produktet bujqësore pse duhet të kalben në kufi me Maqedoninë apo Serbinë e Bosnjën siç kalben në kufi me Kosovën, se në rastin konkret janë këto barriera që na pengojnë dhe mos me thotë kush që kalbja e produkteve në kufi është rezultat i mungesës së vullnetit. Duhet të presin disa javë.
Po turistët pse të marrin 6 palë viza për të vizituar rajonin mjafton të hyjnë në një pikë dhe të vizitojnë rajonin. Të gjitha këto janë përfitim ekonomik”. /abcnews.al


