Pensionet vullnetare, rritet interesi/ Numri total arrin në 40 mijë anëtarë

schedule14:10 - 3 Qershor, 2024

schedule 14:10 - 3 Qershor, 2024

Qytetarët shqiptarë po preferojnë gjithmonë e më tepër pensionet private. Të dhënat e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare tregojnë se gjatë periudhës janar-mars të këtij viti janë regjistruar në këtë skemë rreth 40 mijë anëtarë. Numri i anëtarëve është zgjeruar me rreth 8% në krahasim me një vit më parë. Në vlerë skema e pensioneve private ka arritur në rreth 7 miliardë lekë.

Por pavarësisht kësaj tendence pjesëmarrja e qytetarëve shqiptarë në skemën e pensioneve private vlerësohet ende e ulet. Aktualisht në këtë skemë janë më pak se 3% e forcave të punës. Nëse pensionet private do të ishin më të zhvilluara kjo do të lehtësonte barrën e skemës publike. Për të nxitur këtë skemë Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka ndërmarr disa ndryshime ligjore që synojnë nxitjen e kësaj skemë, ndërhyrjet synojnë të ulin tarifat në rastet kur fondi tërhiqet me këste.

Skema e pensioneve private mbetet ende e panjohur për popullsinë e gjerë por ajo ofron një mundësi për rritje reale të pensioneve, nga pikëpamja e të ardhurave. Nëse një person ka mbyllur para në skemën private të pensioneve paratë e investuara nuk humbasin, ato trashëgohen nga pasardhësit, ndryshe nga pensioni shtetëror që pushon së ekzistuari me humbjen e jetës së pensionistit. Pensionet private janë një skemë sociale që operojnë në Shqipëri prej 17 vitesh dhe në vend ekzistojnë 4 fonde pensionesh private./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!