Te Tirana ka nisur era e ndryshimeve për sezonin e ri. Pas emërimit të drejtorit të ri sportiv, në klubin kryeqytetas po mendojnë për organikën e re të lojtarëve, pjesë e të cilës nuk do të jenë Patrick, Kristal Abazaj dhe Bruno Lulaj.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, bardheblutë njoftuan se kanë ndarë rrugët me emrat e sipërpërmendur. Kujtojmë se më herët, Tirana u nda edhe me kapitenin Erjon Hoxhallarin, teksa tashmë pritet emërimi i trajnerit të ri për të nisur më pas edhe me merkaton në hyrje, aty ku pritet pikërisht të ndjehet dora e trajnerit të ri, në bashkëpunim me drejtorin Ibraimi.
Ndryshimet kanë nisur dhe pritet se çfarë do të ndodhë me Tiranën e sezonit 2024-2025 që për më tepër do të marrë pjesë edhe në raundin e parë të Conference League dhe synon që ta zgjasë sa më shumë të jetë e mundur aventurën europiane./ h.ll/abcnews.al