Matura shtetërore/ Rreth 28 mijë maturantë iu nënshtruan testit të parë, gjuha e huaj

schedule12:40 - 3 Qershor, 2024

schedule 12:40 - 3 Qershor, 2024

Rreth 28 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të parë të maturës shtetërore atij të gjuhës së huaj. Testimi u zhvillua në klasa të mëdha, korridore e palestra në 144 qendra në të gjithë vendin 70% e të cilave sipas Ministrisë së Arsimit monitoroheshin nga kamerat.

Por rreth 30 minuta nga nisja e tij  në rrjetet sociale u publikua një prej varianteve të tezës së provimit të anglishtes. I menjëhershëm ishte reagimi I Ministrisë së Arsimit e cila dënoi veprimin, e quajti një përpjekje për të minuar integritetin e procesit dhe tha se nuk ndikon në të.

Në gjimnazin  “Sami Frashëri“ në Tiranë  ku  pjesa më e madhe e maturantëve  u testuan në anglisht nxënësit thanë se nuk kishin dijeni për daljen e tezës dhe ndanë mendime për  nivelin e vështirësisë së saj.

Shtatë ditë pas provimit të gjuhës së huaj maturantët do të testohen në gjuhë shqipe dhe letërsi, më 18 qershor në matematikë dhe provimet e maturës i përfundojnë me testin e lëndës me zgjedhje me 24 qershor.