Kurti “merr” Preshevën/ Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, kryetare komune në Serbi. Në Bujanoc fitoi kandidati i Shqiprim Arifit

schedule07:51 - 3 Qershor, 2024

schedule 07:51 - 3 Qershor, 2024

Ardita Sinani, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik e shaip kamberit,  shpalli fitoren në zgjedhjet lokale të Serbisë që u mbajtën të dielën në mbi 80 komuna.  këshilltare politike në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës arriti të sigurojë afro 4 mijë vota, ndërsa Alternativa për Ndryshim nën udhëheqjen e ish-kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, rreth 2 mijë e 900 vota. Përmes një postimi në rrjetet sociale Sinani e cilësoi një fitore historike për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.

Kreu i Alternativa për Ndryshim e konsideroi se shqiptarët në Luginën e Preshevës kundërshtuan “politikat përçarëse” të kryeministrit të Kosovës. Ndonëse Partisë për Veprim Demokratik shpalli fitoren në Preshevë, kryetari i  Alternativa për Ndryshim shpalli fitoren në Bujanovc. Arbër Pajaziti, fitoi s afro 3mijë e 371 vota, shumicën për qeverisur për katër vitet e ardhshme.

Nga ana tjetër, Partia Përparimtare serbe e presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiç, fitoi binsdhëm në shumicën e qyteteve, përfshirë edhe zgjedhjet e përsëritura në Beograd.

Me mbi 91 për qind të votave të numëruara partia që mbështetet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, është duke udhëhequr me 53 për qind, ndërsa partia e qendrës së djathtë, Lëvizja për Ndryshim e Savo Manojlloviç, është e dyta me 17.2 për qind.

Por opozita është ankuar për parregullsi në zgjedhjet lokale të 2 qershorit në Serbi.