Tentativa për Toni Kroos, Florentino Perez: U përpoqa ta rinovoja, por gjermanët duan të largohen si legjenda

schedule08:27 - 3 Qershor, 2024

schedule 08:27 - 3 Qershor, 2024

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez konfirmoi tentativën e fundit të dëshpëruar. Apo përpjekjen për të bindur gjermanin Toni Kroos të shtynte lamtumirën e tij nga Spanja dhe futbolli (pas Kampionatit Evropian) dhe në vend të kësaj të nënshkruante një rinovim të kontratës.

Vullneti i lojtarit ishte i qartë. Mesfushori gjerman nuk donte t’ia dinte, ishte i vendosur për t’u larguar nga Madridi, duke mohuar çdo përvojë diku tjetër.

“Ne i ofruam atij rinovimin e kontratës, por është e qartë se dëshironte të tërhiqej në kulmin e tij,” – deklaroi presidenti i Realit pas suksesit të mbrëmshëm në finalen e Champions League-s, kundër Borussias së Dortmundit, në Wembley.

“Ju e dini se si janë gjermanët, është shumë e vështirë t’i bësh të ndryshojnë mendje. Ai bëri atë që donte të bënte, largohet si legjendë dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë si një nga më të mëdhenjtë në botë”.

Për Toni Kroos nuk ka kthim pas: Kampionati Evropian, në shtëpi do të jetë “vallëzimi i fundit” për të, më pas “do të varë këpucët në gozhdë”./ h.ll/abcnews.al