SHKODËR- Një grua është vetëhedhur pasditen e kësaj të shtune në lumin Buna dhe për pasojë ka humbur jetën.
Gazetari i ABC News, Simon Shkreli, raporton se viktima është 63-vjeçarja, Shefike Osja, banuese në lagjen “Dobraç”.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para dyshohet se kjo shtetase vuante nga depresioni.
Sakaq, ka nisur hetimi për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Ky është rasti i dytë tragjik, që ndodh në pak kohë në lumin Buna. Pak ditë më parë, nëna Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj u gjet e vdekur në ujërat e lumit Buna.
Për këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti i saj, Erdgys Arrazi, i cili vijon të mbahet në qeli, deri në hetimin e plotë të shkaqeve
/abcnews.al