Albi Mall Superliga/ Shpëton Feronikeli, skuadra nga Drenasi i falet një goli në përballjen e “play-out”

schedule18:16 - 1 Qershor, 2024

schedule 18:16 - 1 Qershor, 2024

Përfundoi gjithçka edhe në Albi Mall Superliga, të Kosovës, me skuadrën e Feronikelit do të vazhdojë të jetë pjesë e Superligës për të dytin sezon radhazi, pas fitores minimale 1 me 0, në sfidën e “play-out”, përballë skuadrës Prishtina e Re.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në “frymën e fundit” të lojës, ku pas një krosimi fantastik Shillova dërgon topin në rrjetën e kundërshtarëve, duke bërë që të shpërthejë festa e vendasve në stadium, festë e cila u “zyrtarizua” vetëm pak sekonda më pas, me arbitrin që fërshëlleu 3 herë për të sinjalizuar përfundimin e sfidës.

Kështu skuadra nga Drenasi edhe pse mbylli sezonin 2023-2024 në vend të tetë me 44 pikë, duke rrezikuar rënien nga elita do të jetë pjesë e Superligës edcionin e ardhshëm, teksa Prishtina e Re do të qëndrojë në Kategorinë e Parë edhe për këtë sezon, ku pritet të kërkojë sërish ngjitjen në elitë. /i.m /abcnews.al