Nesër do të njihemi dhe me listën e plotë të kombëtares shqiptare të futbollit, për sfidat e nëntorit kundër Andorrës dhe Francës. Gjithsesi, sot është konfirmuar një nga emrat, më saktë, është vetëkonfirmuar.
Sulmuesi Taulant Seferi konfirmoi në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale se është grumbulluar me Shqipërinë dhe do të jetë i gatshëm për dy sfidat kundër Andorrës dhe Francës. Në njoftimin e tij, shkruhej:
“Ditët ne vijim do grumbullohem me Kombëtaren më të mirë ne botë, ku na presin dy ndeshjet e nëntorit me Andorrën dhe Francën. Do të jem aty për të dhënë më të mirën nga vetja për kombëtaren time dhe të bëj çdo shqiptar krenar! Me respekt, Taulant Seferi!”