Raporti vjetor për krimet e komunizmit, Felaj: Duhen ndërhyrje në lidhjen e dekriminalizmit

schedule12:34 - 30 Maj, 2024

schedule 12:34 - 30 Maj, 2024

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj gjatë seancës plenare këtë të enjte, foli për raportin vjetor për krimet e komunizmit.

Socialistja u shpreh se duhen ndërhyrje në lidhjen e dekriminalizmit, në mënyrë që

“Në fund të vitit 202 kemi lënë premtime pa i përmbushur dhe mase ëhstë momenti t’i thërrasim çdokujt. Është koha që ne të bëjmë diçka, në momentin që ndryshuam ligjin për autoritetin e dosjes… ne sot nuk kemi mundësi të kthejmë jetën e tyre pas, por kemi mundësi që autorët të mos i lejojmë më, se kanë 30 vite që kanë ndikuar jetën politike. Bëmë ndryshime shumë të rëndësishme, hoqëm pengesa, i dhamë mundësi autoritet të hyjë edhe aty ku ligji e pengonte të hidhte dritë mbi të vërtetën. Është e nevojshme të ndërhyjmë në ligjin e dekriminalizimit. Kjo për të mes lejuar që ata që kanë qenë autorë, të mos i lejojmë të vijojnë në pozicione të rëndësishme publike.”, tha ajo.

/abcnews.al