Shpërthimi i tifozëve, reagon klubi i Dinamos

schedule18:50 - 9 Nëntor, 2019

schedule 18:50 - 9 Nëntor, 2019

Një situatë aspak e qetë ka rrethuar klubin e Dinamos ditët e fundit. Aktualisht, klubi kryeqytetas është në periudhë tranzicioni, pasi aksionet po i kalojnë administratorit Marco Pontrelli.

Tifozët e Dinamos, saktësisht ultrasit “Blue Boys”, duan që klubi të jetë në dorën Besnik Sula, por Dinamo qartësoi gjithçka disa minuta më parë, në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Klubi kryeqytetas shkroi: “Duke marrë shkas nga shqetësimi dhe pikëpyetjet e shumta që kanë rrethuar ambientin dinamovit ditën e sotme, bëjmë me dije se nga mbrëmja e sotme, klubi është në duart e administratorit Marco Pontrelli! Shumë shpejt pritet revolucion në klubin 18 herë kampion!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!