“Lash gjimnazin ‘Petro Nini Luarasi’ për kanton”, sopranoja Gjyzeli rrëfen momentet e rëndësishme të karrierës

schedule10:31 - 30 Maj, 2024

schedule 10:31 - 30 Maj, 2024

Sopranoja dhe pedagodia e kantos, Erjona Gjyzeli ka bërë një rrëfim për të gjithë rrugëtimin e saj me muzikën në emisionin “Pas Mesnate”.

Ajo ka treguar se la gjimnazin “Petro Nini Luarasi” për të studiuar për kanto dhe ishte mezosopranoja Xhovana Doku që e ndihmoi.

“Erdhi një moment në moshën 16-vjeçare. Unë kam qene në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Rastësisht me një shoqen time, Amarda Bregu, ajo studionte për piano e pyes por nuk e dija që e kishte titullin ‘Kanto’ në Lice dhe e pyes ‘A ka për këngë?’. Edhe më thotë ‘Po’. Të them të vërtetën një shkëndijë më ndodh dhe bisedojë me motrën time të dytë dhe i them që unë dua ta provoj një herë se nuk e di se çfarë ndodh. Kështu që shkoj në Lice dhe takohem me profesoreshën Xhovana Doko, ajo pranoi të më dëgjonte, kisha një vesh shumë të mirë dhe më mori përsipër. Për një muaj ka punuar me mua dhe unë fitova të drejtën për të studiuar në Liceun Artistik. Lash ‘Petro Ninin’ dhe pati fatin e madh të studioja në klasën e profesoreshës sime Suzana Frashëri”.

Më tej, Erjona ka folur dhe për çmimet e rëndësishme që ka fituar në karrierë si ‘Pjetër Gaci’ dhe ‘Marie Kraja’.

“Këto dy çmime kanë ardhur njëri në momentin që unë do diplomohesha në vitin 2023 dhe çmimi ndërkombëtar ‘Marie Kraja’ ka ardhur mbas një viti që unë jam diplomuar dhe sigurisht ‘Marie Kraja’ ka qene i bukur dhe i papritur. Ato janë momente të rëndësishme për rritjen tonë profesionale, të japin shtysën që ti të veprosh punën që bën”./abcnews.al