VIDEO | Valencia ka një talent të madh, i jep fitoren kundër Granada

schedule17:56 - 9 Nëntor, 2019

schedule 17:56 - 9 Nëntor, 2019

Valencia ka fituar sot me rezultatin 2-0 kundër Granada, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në La Liga. Ky triumf, e ngjit ekipin e Valencias në vend të shtatë, duke barazuar Grandan në kuotë pikësh (20). Ishte Daniel Wass ai që shënoi golin e parë për të besuarit e Celades, në minutën e 74-ët.

Granada bëri një ndeshje të madhe dhe krijoi disa raste për të barazuar dhe për ta fituar këtë sfidë, por Valencia u mbrojt mirë dhe në sekondat e fundit, arriti ta “vrasë” sfidën. Ishte talenti 19-vjeçar Ferran Torres ai që shënoi një supergol, duke i dribluar të gjithë dhe duke shënuar me të majtën në trekëndëshin e portës.

Ky ishte goli i parë për Torres në La Liga, që gjithashtu shënoi edhe në Champions League kundër Lille. 19-vjeçari është një nga talentet më premtues dhe e ardhmja e tij duket e ndritur./abcnews.al

La Liga, java 13

Valencia – Granada  2-0
Wass 74′, Torres 90+7′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!