KLOS- Drejtuesi i mjeti, i cili shkaktoi aksidentin të martën në bypass-in e Rrugës së Arbrit është arrestuar nga policia për deklarim të rremë.
Furgoni që drejtonte 55-vjeçari ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët në këtë automjet.
Njëri nga të dëmtuarit vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të tjerët pasi kanë marrë shërbimin mjekësor, janë larguar në banesa.
Drejtuesi i furogoni para policisë pretendonte se një automjet tjetër i kishte ndërprerë rrugën dhe ishte bërë shkak për këtë aksident, por pamjet tregojnë tjetër version. Automjeti duke lëvizur rrugës ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur./abcnews.al