Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje. Mësohet se gjatë një konflikti, babai 69-vjeçar ka goditur me thikë djalin, i cili ndodhet në spital.
39-vjeçari ka marrë dëmtime fizike dhe në pjesën e fytyrë, si pasojë po merr ndihmë mjekësore nga bluzat e bardha.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.
Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al