Pas një lamtumire të mrekulluesheme, në ndeshjen e fundit të kampionatit me fanellën e “Galaktikët” e Real Madrid, “arkitekti” gjerman i mesfushës, Toni Kroos ka dhënë së fundmi një intervistë, ku foli si fillim për ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu” si dhe emocionet e përshëndetjes me tifozët e “Los Blancos”.
Për Kroos ndeshja e fundit në “shtëpi” ishte një mbrëmje e paharrueshme, teksa më tej gjatë intervistës iu përmend fakti që me fitoren në finalen e Champions League ndaj Borussia Dortmund do të arrinte një mit si Francisco Gento, duke u bërë futbollisti më i titulluar në historinë e kompeticionit me gjashtë suksese, mesfushori theksoi se nuk e mendon këtë gjë, por dëshiron triumfin për gjithë ekipin.
“Jam shumë mirë, ishte një natë e paharrueshme për mua dhe për të gjithë familjen time, nuk e prisja gjithë këtë përkëdhelje, por shfrytëzova të gjitha këto momente të veçanta nga tifozët dhe ekipi. Nuk mund të kërkoja më shumë. Fitorja në Champions do të ishte e rëndësishme, jo aq për rekord, por unë do të isha me fat nëse do ta fitoja sërish këtë trofe. E dimë se do të jetë e vështirë, por ne dimë si t’i fitojmë këto ndeshje dhe shpresojmë që të jemi në gjendje ta dëshmojmë këtë në fushë”,- u shpreh “ylli” gjerman. /i.m /abcnews.al