Kategoria e Parë luan javën e tetë dhe momentalisht janë mbyllur pjesët e para në nëntë sfida. Në grupin A janë zhbllokuar dy takime, teksa Besëlidhja sheh nga kreu pasi i ka realizuar dy gola Dinamos së vendit të fundit. Në Rrogozhinë braziliani Da Costa ka ndëshkuar Korabin, që kryeson kampionatin për momentin.
Në grupin B Lushnja ka reaguar, duke shënuar dy herë në 45 minuta kundër Turbinës. Pogradeci ndaj Besës gjithashtu po paraqitet mirë dhe është në epërsi të dyfishtë. Elbasani e pa veten në disavantazh, por ka barazuar me Ilirinë. Apolonia është duke marrë një fitore me vlera në Bilisht, ku ka shënuar dy herë ndaj Devollit.
KATEGORIA E PARË – JAVA 8
Grupi A
E shtunë, më 9 nëntor, ora 13:00
Besëlidhja-Dinamo 2-0
Shënues: Sheta 22′, Dordevic 41′
Veleçiku-Burreli 0-0
Tërbuni-Shkumbini 0-0
Egnatia-Korabi 1-0
Shënues: Da Costa 3′
E diel, më 10 nëntor, ora 13:00
Kastrioti-Erzeni
Grupi B
E shtunë, më 9 nëntor, ora 13:00
Devolli-Apolonia 0-2
Shënues: Hysenshahaj 3′, Andoni 44′
Oriku-Shënkolli 0-0
Elbasani-Iliria 1-1
Shënues: Dushaj 21′ / Haxhiu 8′
Lushnja-Turbina 2-0
Shënues: Gjyla 9′, Canka 28′
Pogradeci-Besa 2-0
Shënues: Topllari 16′, Alillari 44′
E diel, më 10 nëntor, ora 13:00
Kastrioti-Erzeni
/abcnews.al