Gjykata e Tiranes ka lënë në “Arrest me burg” 52-vjeçarin Jakup Shahu, i cili plagosi me thikë në qafë dhe trup bashkëshorten e tij disa ditë më parë në kryeqytet.
Në dëshminë e tij, para togave të zeza, Shahu është shprehur se veprimin e rëndë e ka bere nga gjaknxehtësia pas debateve me bashkëshorten e tij Edlira Shahun, e cila vijon të jetë nën kujdesin intensiv të mjekëve për shkak të plagëve të marra.
Jakup Shahu është një emër i njohur për policinë, pasi ai ka qenë i dënuar më herët me 13 vite burg për vrasje./abcnews.al

