Fituesi i Capocannonieres dhe i Scudettos, kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, është shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2023/2024 në Serie A.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Dusan Vlahovic i Juventusit ishte shpallur sulmuesi më i mirë i sezonit, por Lautaro Martinez e mposhti atë në garën për çmimin kryesor.
Martinez jo vetëm që e udhëhoqi Interin drejt titullit si kapiten, por ai gjithashtu ishte edhe golashënuesi më i mirë i elitës së futbollit italian me 24 gola të shënuara.
“Sezoni i Lautaro Martinez ka qenë i jashtëzakonshëm në aspektin e performancës dhe lidershipit. Sulmuesi i Interi me karizmën dhe lëvizjet e tij ka reprezentuar kapitenin perfekt i cili e bashkoi grupin që me meritë e fitoi Scudetton”.
“Në sezonin e tij të tretë radhazi me mbi 20 gola të shënuarnë Serie A, argjentinasi fitues i Kupës së Botës tani është një lojtar i madh, një thesar për Interin dhe ligën tonë, i aftë për të qenë vendimtar në momentet kryesore të sezonit”, ka thënë shefi i Serie A, Luigi De Siervo./ h.ll/abcnews.al