Rezoluta anti-korrupsion/ Krashi: Detyrë e të gjithë parlamentarëve ta zbatojnë

schedule14:05 - 24 Maj, 2024

schedule 14:05 - 24 Maj, 2024

Më datën 27 maj 2024 do të mbahet në Kuvend një seancë lidhur me draft-rezolutën për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Lidhur me ketë rezolutë anti-korrupsion, të propozuar nga PS, deputeti socialist Lavdrim Krashi u shpreh në ‘Tirana Live’ se është detyra e të gjithë parlamentarëve ta zbatojnë, pavarësisht se cilit grupim politik i përkasin.

Sakaq, ai theksoi se janë të hapur për përmirësim, nëse do të jetë e nevojshme.

“Është detyra e të gjithë parlamentarëve, e 140 deputetëve pavarësisht grupimeve politike që ata janë të rreshtuar. Kjo është një rezolutë që PS ka të paktën është bërë publike dhe është një nga rezolutat në vlerësimin tim më të detajuara. Mjafton ti lexosh dhe ti kuptosh, kupton qartë se çfarë është për tu bërë. Kërkesa kryesore e rezolutës është përshpejtimi i integrimi europian, përmes luftës dhe korrupsionit ndaj krimit të organizuar.

Një rezolutë e tillë do të arrijë rezultate më të larta kur ka gjithë përfshirje, kur votohet mbështetet, provomohen nga të gjithë aktorët politikë në parlamentin e Shqipërisë. Është një dokument shumë solid mbi të cilit mund të punohet dhe ditën e hënë nëse ka nevojë për përmirësim ne jemi të hapur”, deklaroi Krashi./abcnews.al