Një nxënës 14-vjeçar rus David mësoi diçka të re këtë muaj, të qëllonte me saktësi me kallashnikov. Së bashku me shokët e tij të klasës, ai i testoi këto armë si pjesë e trajnimit bazë ushtarak, një pjesë e kurrikulës shkollore që ishte hequr në vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik, por u rivendos pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.
Ministria e Arsimit nxori një dekret në fund të vitit 2022 për futjen e trajnimit bazë ushtarak në kurrikulën shkollore nën një modul të quajtur “parimet bazë të sigurisë së jetës”.
Kritikët argumentojnë se është pjesë e militarizimit në rritje të shoqërisë ruse që nga fillimi i luftës.
Nga ana e tij, Boris Kademirov, kreu i një organizate lokale vullnetare që mbështet forcat e armatosura, tha se trajnimi ofron aftësitë që i nevojiten çdo ushtari.
“Të gjithë duhet të jenë në gjendje të shpëtojnë jetë, të mbajnë armë dhe të jenë fizikisht të aftë”, tha ai për Reuters.
/abcnews.al