UEFA i ka konfirmuar partnerëve të saj komercialë se po përpiqet, që finalja e Champions League në vitin 2024 të luhet në Amerikë. Nëse përpjekjet e organizatorëve do të jenë të suksesshme, atëherë do të jetë hera e parë në histori që kompeticioni prestigjoz do të luhet jashtë Europe.
UEFA i ka bërë zyrtare tashmë shtetet se ku do të luhen finalet për vitet 2022,2023. Respektivisht në Mynih dhe në Londër, por nuk dihet asgjë deri më tani për finalen e 2024.
Amerika ka qenë gjithmonë një nga vendet e preferuara nga klubet europiane për të zhvilluar aty fazën përgatitore. Tifozët e shumtë apo dhe përfitimet e majme, i detyrojnë klubet të zhvillojnë miqësore të ndryshme në Amerikë gjatë periudhës së verës. /abcnews.al