Tërmet i fortë në Turqi, sa ishte magnituda

schedule18:55 - 23 Maj, 2024

schedule 18:55 - 23 Maj, 2024

TURQI- Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë i shkallës Rihter ka goditur Turqinë pasditen e kësaj të enjteje.

Mediat turke raportojnë se tërmeti është regjistruar 35 kilometra nga Çorum, ndërsa thellësia e tij ka qenë 5 kilometra.

Sipas mediave, lëkundjet sizmike kanë qenë shumë të forta dhe për pasojë ka patur panik tek qytetarët. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!