Dy nga tre amerikanë janë të frikësuar se dhuna politike mund të shpërthejë pas zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, në të cilat presidenti demokrat Joe Biden do të përballet sërish me kundërshtarin e tij republikan Donald Trump, sipas një sondazhi të ri të Reuters/Ipsos.
Sondazhi me 3,934 amerikanë vuri në dukje se SHBA mund të përjetojë një përsëritje të trazirave që pasuan humbjen e zgjedhjeve të Trump në vitin 2020, kur pretendimi i rremë i presidentit të atëhershëm se ishte i manipuluar bëri që mijëra mbështetës të sulmonin Kapitolin e SHBA-së.
Rreth 68% e të anketuarve në këtë sondazh, përfshirë 83% demokratë dhe 65% republikanë, thanë se janë dakord me deklaratën se janë të shqetësuar se ekstremistët do të shkaktojnë trazira nëse nuk janë të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve.
Gjithsej 15% e të anketuarve janë shprehur se nuk janë dakord me këtë sondazh dhe 16% janë përgjigjur se nuk e dinë se çfarë do të ndodhë.
Sondazhi, i cili u zhvillua midis 7 dhe 14 majit, tregoi se republikanët kanë më pak besim në transparencën e zgjedhjeve amerikane sesa demokratët.
Vetëm 47% shprehën besimin se rezultatet presidenciale të nëntorit do të jenë të sakta dhe legjitime, krahasuar me 87% të demokratëve që thanë se ishin të sigurt.
Refuzimi i Trump për të pranuar humbjen ndaj Biden në 2020 erdhi pas një viti të trazuar të shënuar nga pandemia COVID-19 dhe protesta të shumta për drejtësinë racore.
/abcnews.al