Një ngjarje e rëndë është shënuar të enjten në Tiranë, ku një 52 vjeçar ka goditur me mjet prerës në trup dhe qafë gruan e tij 46 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”.
46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al