Watford është në krizë. Skuadra e drejtuar nga spanjolli Flores është në vend të fundit në Premier League dhe pas 11 javësh, ka vetëm 5 pikë. Megjithatë, në takimin e sotëm kundër Norwich, kanë arritur të kalojnë shumë shpejt në avantazh.
Lojtari më i mirë i kësaj skuadre, Gerard Deulofeu, bën gjithçka vetë dhe arrin të shënoj që në minutën e dytë të sfidës. Sulmuesi spanjoll “vjedh” një top në mesfushë dhe niset me hapa të shpejtë drejt zonës kundërshtare.
Pasi driblon tre futbollistë në hyrje të zonës, Deulofeu gjuan saktë me të majtën, duke mposhtur gardianin Tim Krul. Ky ishte vetëm goli i shtatë i Watford në 12 ndeshje kampionat, me Deulofeun që ka shënuar dy prej tyre dhe ka asistuar një herë./abcnews.al
Premier League, java 12
Norwich – Watford 0-1
Deulofeu 2′