Zjarr në zyrat e gjigantit farmaceutik në Danimarkë

schedule13:57 - 22 Maj, 2024

schedule 13:57 - 22 Maj, 2024

Një zjarr i madh ka përfshirë zyrat e gjigantit farmaceutik të Danimarkës Novo Nordisk në periferi të Kopenhagës.
“Ka rënë një zjarr i madh, me 100 zjarrfikës në gatishmëri”, tha shefi i operacioneve Martin Smith, duke sqaruar se ndërtesa është evakuuar.

Ky është gjigandi farmaceutik që prodhon Ozempic. Zjarri shpërtheu në një kantier ndërtimi në Novo Nordisk dhe u përhap në çatinë e një ndërtese zyre të kompanisë fqinje.

Tymi është i dukshëm nga një distancë prej 30 kilometrash.

Zjarri i sotëm ndodhi më pak se një javë pas rënies së zjarrit në një tjetër vend në Novo Nordisk në Kalundborg, i cili nuk ndikoi në prodhimin e kompanisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!