Presidenti i Republikës Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Bashkinë e Pustecit. Kreu i shtetit shqiptar zhvilloi nje takim me nënkryetarin e bashkise Andon Jani dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të cilët i shprehën mirënjohjen për vëmendjen e treguar ndaj minoritetit maqedonas. Presidenti Meta nga ana e tij vlerësoi minoritetin maqedonas si pasuri për Shqipërinë, ndërsa i garantoi vëmendje të përhershme. Meta tha se është i angazhuar për të ruajtuar dhe promovuar vlerat dhe traditat e këtij minoriteti. Ndërkohë kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve në mënyrë që Bashkia e Pustecit, siç u shpreh ai, të jetë ndër më të begatat./abcnews.al
Meta viziton Pustecin: Minoriteti maqedonas, pasuri e Shqipërisë
schedule14:00 - 5 Janar, 2018
schedule 14:00 - 5 Janar, 2018