Bizneset që rezultojnë me detyrime tatimore të papaguara nga viti i shkuar për t’i shpeëtuar penaliteteve iu jepet mundësia të paguajnë me këste. Përmes një kërkese me shkrim sipërmarrësit mund t’i shpjegojneë rrethanat Drejtorisë Rajonale të Tatimeve e cila ka detyrimin t’ju përgjigjet brenda dhjetë ditësh. Nënshkrimi i marrëveshjes për pagesë me këste sipas Tatimeve detyron administratën që gjatë periudhës për të cilën është rënë dakord të mos ndjekë masat e mbledhjes me forcë të detyrimit. Ndërkohë që nuk nuk ndërpret llogaritjen e kamatëvonesave për mos pagesën brenda afatit./abcnews.al