Del Mustang Lithium, “bisha” me motor elektrik 900 kuaj fuqi

schedule16:56 - 8 Nëntor, 2019

schedule 16:56 - 8 Nëntor, 2019

Kompania amerikane Ford ka zbuluar këtë javë një model Mustag me motor elektrik, por që mbetet një mjet i fuqishëm, me 900 kuaj fuqi.

Në panairin e makinave në Las Vegas u prezantua prototipi ndërsa në fund të muajit do të prezantohet edhe një SUV me motor elektrik.

E krijuar në bashkëpunim me kompaninë Webasto Mustang  Lithium, siç e kanë pagëzuar, ka 6 marshe manuale, diçka e pazakontë në tregun e makinave elektrike, të cilat, ndryshe nga makinat me naftë apo benzinë, nuk kanë nevojë për më shumë se një marsh. Sipas Josh Lupu, drejtorit të marketingut të “Webasto Customized Solutions”, kjo zgjidhje ishte bërë për të rikthyer kontrollin në duart e shoferit.
Sipas Ford, Mustang  Lithium, punon me një sistem me 800 volt, më shumë se dyfishin e makinave të tjera elektrike që janë sot treg. Shoferi mund ta ngasë atë në katër opsione, sport, pistë, “bishë” dhe “valet”, ky i fundit përdoret kur i jep çelësin dikujt tjetër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!