Kina: Përpjekjet për të krijuar pavarësinë e Tajvanit janë një ‘rrugë qorre’

schedule12:58 - 20 Maj, 2024

schedule 12:58 - 20 Maj, 2024

Të gjitha përpjekjet për të krijuar pavarësinë e rajonit të Tajvanit të Kinës janë të dënuara me dështim, tha ministria e jashtme e Kinës pasi Lai Ching-te mori detyrën si presidenti i ri i Tajvanit.

“Pavarësia e Tajvanit është një rrugë qorre”, tha ministria kineze.
Zyra e Çështjeve të Tajvanit të Kinës theksoi të hënën se Lai dërgoi sinjale “të rrezikshme” gjatë inaugurimit që synojnë minimin e paqes dhe stabilitetit, raportoi Reuters.

“Situata aktuale në ngushticën e Tajvanit është e ndërlikuar dhe e zymtë,” tha zyra në përgjigje të fjalimit inaugurues të Lait.

Lai mori detyrën sot dhe në fjalimin e tij inaugurues i kërkoi Kinës të ndalojë kërcënimet e saj ushtarake dhe politike.

64 vjeçari u zgjodh në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Janar pas Tsai Ing-ëen, e cila kishte shërbyer si zëvendëspresidente gjatë mandatit të saj për katër vitet e fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!