“TEDA Tirana” në Japoni/ Veliaj në Tokio, promovon zonën e lirë ekonomike

schedule13:44 - 19 Maj, 2024

schedule 13:44 - 19 Maj, 2024

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka përmbyllur vizitën në Japoni me një takim me komunitetin shqiptar në Tokio.

Ndërsa ka publikuar foto nga takimi, kryebashkiaku Veliaj nënvizon rolin kyç që ka komuniteti shqiptar atje në forcimin e lidhjes mes dy vendeve.

Në mbyllje të vizitës së shkurtër ne Tokio, një përqafim me komunitetin ne Japoni, modest ne numra por kyç për forcimin e lidhjeve! Shume mirënjohje Amb. @gjergjT dhe misionit tone @AlEmbassyJapan për punën e palodhur e te përkushtuar prej vitesh”, shkruan Veliaj në rrjetin social X.

Gjatë vizitës në Japoni Veliaj promovoi Zonën e Lirë Ekonomike “TEDA Tirana”, për kompanitë japoneze në fushën e teknologjisë gjatë samitit të Teknologjisë në Tokio, ndërkohë që është takuar me përfaqësues të shtetit si kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike duke theksuar se marrëdhëniet e mira që janë do të fuqizohen edhe më tej.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!