Polarizimi politik në Sllovaki ka qenë në vijë të kuqe që nga vrasja e gazetarit investigativ Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij në 2018, por u rrit në nivelet më të larta për shkak të atentatit ndaj kryeministrit të vendit.
Kalimi nga komunizmi në kapitalizëm
Por si arriti Sllovakia, kaq e ndarë mes tolerancës dhe intolerancës, mes liberalëve, konservatorëve, demokratëve dhe banditëve, deri në atë pikë ku mosmarrëveshjet politike zgjidhen me armë?
Ndarja sociale ka hedhur gjithmonë një hije të rëndë në skenën politike të Sllovakisë.
Pas rënies së Bllokut Lindor, vendi ish-komunist papritur e gjeti veten të zhytur në një version të pamëshirshëm të kapitalizmit, përpara se të “divorcohej” nga çekët, partnerët e tij kombëtarë.
Ndikimi i këtyre transformimeve të papritura ishte i tillë që i ktheu banorët e qytetit kundër banorëve të fshatit, të rinjtë kundër të moshuarve, patriotët sllovakë kundër internacionalistëve çekosllovakë.
Tronditja e Fico nga revolucioni i vitit 1989
Për Robert Fico, i cili ishte vetëm 25 vjeç kur komunistët humbën pushtetin, revolucioni i vitit 1989 duhet të ketë qenë një tronditje.
Ai sapo kishte mbaruar studimet për drejtësi dhe iu bashkua Partisë Komuniste kur Traktati i Varshavës u shemb, duke sjellë me vete rendin shoqëror në të cilin kryeministri aktual i Sllovakisë ishte përgatitur për të bërë një karrierë, raporton abcnews.al.
I ri dhe i talentuar, Fico iu bashkua partisë komuniste pasardhëse dhe u bë pjesë e parlamentit në vitin 1992. Dhe megjithëse ai kaloi pjesën më të madhe të viteve 1990 në Strasburg duke punuar për GJEDNJ, ai kishte një pozicion të rëndësishëm në politikën e brendshme, duke themeluar në 1999 Partia Smer (“Drejtimi”), e cila do të dominonte politikën sllovake për 25 vitet e ardhshme.
Ngritja e Fico-s në pushtet mbi patericat e oligarkëve dhe nacionalistëve
Fico adoptoi një stil të politikës që tjetërsoi pjesën më të madhe të vendit.
Partia e tij u ngrit nga rrënojat Lëvizja për një Sllovaki Demokratike (HZDS), e cila kishte dominuar skenën politike të vendit në vitet 1990 të udhëhequr nga kryeministri Vladimir Meciar.
Oligarkët që financuan dhe drejtuan HZDS-në kërkonin një plan tjetër politik që kur ish presidenti Meciar filloi të bëhej toksik për Perëndimin dhe gjetën Ficon pa të meta.
Pavarësisht reklamave agresive të fushatës së saj me një poster të një familjeje të zhveshur të ulur në një stol dhe mbishkrimin: “Në BE, por jo me të pasme”, Smer u mori 13.5% në zgjedhjet e 2002-shit, por katër vjet më vonë Fiço fitoi 29%, dhe arriti të formonte një qeveri.
Por edhe para se të fitonte mandatin e tij të parë si kryeministër, ai e kishte përcaktuar tashmë veten si një nostalgjik për socializmin dhe një realist në ndjekjen e pushtetit, pikërisht e kundërta e asaj që pjesa më e re, antikomuniste, properëndimore e Sllovakisë kërkonte nga partia elektorale.
Sllovakia në prag të luftës civile
Fico po kryente mandatin e tij të tretë si kryeministër në vitin 2019, kur u vra gazetari Kuciak, i cili ekspozoi korrupsionin në skenën politike të Sllovakisë.
Vrasjet e Kuciak dhe gruas së tij të ardhshme duket se e kanë nervozuar Ficon, i cili mbajti një konferencë shtypi me tufa kartëmonedhash në një tavolinë duke premtuar një milion euro për informacionin që do të çonte në arrestimin e vrasësit, ndërsa akuzoi opozitën se po përpiqej të shfrytëzonte politikisht vrasjet.
Dy javë më vonë Fico dha dorëheqjen dhe partia e tij pësoi humbje në zgjedhjet e vitit 2020.
Hetimet kundër Fico dhe besnikëve të tij dhe rikthimi i tij në pushtet
Tashmë jashtë pushtetit, Fico dhe aleatët e tij politikë, nga ministra dhe parlamentarë, te gjyqtarë dhe oficerë të policisë dhe shërbimeve sekrete sllovake e kanë gjetur veten në pikën e një hetimi masiv për korrupsion, abuzim me pushtetin dhe sabotim.
Në fakt, Fico u arrestua në prill të vitit 2022 i akuzuar për krim të organizuar, por akuza u tërhoqën më pas.
Pas fitores së tij në zgjedhjet e shtatorit të kaluar, pro-rusi Fico dhe të besuarit e tij u kthyen në pushtet.
Teksa Fico po lufton me jetën, media sllovake publikoi videon e sulmuesit, një shkrimtar 71-vjeçar, duke thënë: “Unë nuk jam dakord me politikën e kësaj qeverie” duke përmendur një goditje ndaj medias dhe drejtësisë.
Në konferencën për shtyp pas atentatit ndaj Ficos, ministri i brendshëm i Sllovakisë bëri thirrje për një frenim të retorikës së dhunës dhe sulmeve në mediat sociale që karakterizuan politikën sllovake gjatë qeverisjes së Ficos.
“Dua t’i bëj thirrje opinionit publik, gazetarëve dhe të gjithë politikanëve që të ndalojnë përhapjen e urrejtjes”, tha ai. “Ne jemi në prag të një lufte civile”.


